Ministri i Turizmit dhe Mjedisit priti në një takim ambasadoren e Francës, Elisabeth Barsacq, me të cilën biseduan për rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve në shkëmbimet turistike dhe në marrjen e eksperiencës franceze në fushën e menaxhimit dhe zhvillimit të turizmit.

Gjatë takimit ambasadorja Barsacp tha se Franca do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në hapat e saj drejt Bashkimit Europian. Ndërsa ministri Klosi theksoi se “ruajtja dhe përmirësimi i mjedisit, plotësimi i legjislacionit sipas standardeve europiane do të jenë fushat e bashkëpunimit edhe në të ardhmen”.

“Ndryshimet klimatike, mbrojtja e ekosistemeve, nxitja e investimeve në fushën e turizmit, mbeten një hapësirë tjetër e bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Francës”, – tha Klosi.