Pjesë e “Për’Puthen” për ditën e sotme ishin dy prej familjarëve të konkurrentëve, vëllai i Atdheut dhe vëllai i Arbrit.
Menjëherë, që në hyrjen e tij ajo çka bie në sy është ngjashmëri e Atdheut me vëllain e tij edhe pse kanë disa vite diferencë në moshë. Atdheu shprehet në studio se i ngatërrojnë shpesh me njëri tjetrin.
I pyetur në studio që si e pritur lajmin që Atdheu do të bëhet pjesë e”Për’Puthen”, Butrinti shprehet se:
“E kam përkrah edhe pse në fillim mu ka duk diçka interesante, m’ka pëlqyer shumë dhe i kam thënë që vazhdo. Kam një kritikë, vetëm që ta shpreh më shumë atë dashurinë”.
Atdheu: Është pak ajo çka mund të jap unë.