Projekti për sigurinë e digave që zbatohet në vendin tonë në bashkëpunim me Bankën Botërore, do të shtyjë me një vit afatin e mbylljes, (31 dhjetor 2021) për shkak të vështirësisë që krijoi pandemia në përmbylljen e plotë të tij, brenda afateve të parashikuara.

Sipas BB, në total projekti për sigurinë e digave kap një vlerë prej 71.8 milionë USD, që financohet nga kredia e IDA-s me vlerë 35.3 milionë, Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim me një vlerë 21.6 milionë USD dhe një kredi nga IBRD si shtesë me vlerë 14.9 milionë USD e disbursuar rreth 50%.

Projekti ka ecur në ritme të kënaqshme por vitin e fundit u krijuan disa vonesa zbatimi për shkak të pandemisë si p.sh në rehabilitimin e portave izoluese nr.3 në HEC-in e Fierzës, në portat izoluese të HEC-it Koman (3 dhe 4) dhe në portën 3 në Fierzë.