Tirana International Airport, ka publikuar listën me 20 fluturimet që janë konfirmuar për ditën e nesërme, (27 dhjetor), duke u bërë thirrje të gjithë udhëtarëve që të kontaktojnë kompanitë ajrore ku kanë prerë biletat për t’u njohur me rregullat kundër përhapjes së COVID.
“Ju lutemi pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjenës. Maskat janë të detyrueshme”, thuhet në njoftim. Ndërkaq TIA thekson më tej se lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian, nënshtetasit EU dhe qytetarët që plotësojnë kushtet e udhetimit, sipas vendeve pritese. Sipas TIA-s, të gjithë pasagjerët duhet të njihen me rregullat e karantinës në shtetet ku do të shkojnë dhe masat e tyre kufizuese.
Shqipëria pak ditë më parë ka pezulluar fluturimet me Britaninë e Madhe për shkak të përhapjes së një lloji të ri të COVID, por ndërkohë për të ardhurit është vendosur karantinë për 14 ditë.
Tirana International Airport njofton fluturimet e konfirmuara për nesër të cilat janë:⠀
✈ Pegasus – Tiranë – Stamboll dhe kthim; ✈ Ëizz Air – Tiranë – Memmingen dhe kthim;
✈ Lufthansa – Tiranë – Frankfurt dhe kthim; ✈ Ëizz Air – Tiranë – Milano dhe kthim;
✈ Air Albania – Tiranë – Bergamo dhe kthim; ✈ Air Albania – Tiranë – Stamboll dhe kthim; ✈ EasyJet – Tiranë – Gjenevë dhe kthim; ✈ Ëizz Air – Tiranë – Bolonja dhe kthim; ✈ Ëizz Air – Tiranë – Berlin dhe kthim; ✈ Albaëings – Tiranë – Venecia dhe kthim; ✈ Air Albania – Tiranë – Milano dhe kthim; ✈ Albaëings – Tiranë – Ankona dhe kthim; ✈ Austrian Airlines – Tiranë – Vjenë dhe kthim;
✈ Air Serbia – Tiranë – Beograd dhe kthim; ✈ Ëizz Air – Tiranë – Mulhouse dhe kthim; ✈ Aegean – Tiranë – Athinë dhe kthim; ✈ Air Albania – Tiranë – Bolonja dhe kthim; ✈ Alitalia – Tiranë – Romë dhe kthim; ✈ Transavia – Tiranë – Paris dhe kthim; ✈ TUI – Tiranë – Bruksel dhe kthim.
Ju lutemi pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjenës. Maskat janë të detyrueshme. Lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian, nënshtetasit EU dhe qytetarët që plotësojnë kushtet e udhetimit, sipas vendeve pritese.