Gjermania, gjatë 24 orët e fundit ka regjistruar 1,129 vi kt ima, numri më i lartë i vdekshmërisë që nga fillimi i pandemisë në vend, sipas të dhënave nga Instituti Robert Koch për sëmundjet infektive. Ndërkohë numri i rasteve pozitive me COVID-19, që u regjistruan gjatë 24 orëve të fundit është 22,459.

Kjo shkallë e lartë e vdekshmërisë nga koronavirus vjen ndërsa Gjermania është në mes të një karantinimi të dytë. Gjermania ka ndërmarrë masa të reja në kuadër të festave të fundvitit, të cilat do të qëndrojnë në fuqi deri më datë 10 janar. Pasi EMA ka miratuar vaksinën anti-COVID, Pfizer në Evropë edhe pas një shtyse nga shteti Gjerman, vaksinimi masiv i qytetarëve evropian ka nisur më 27 dhjetor.

Gjermania ka nisur fushatën e saj të vaksinimit, duke pasur në prioritet punonjësit e shëndetësisë dhe të moshuarit. Pavarësisht masave të marra nga qeveria të cilat kanë si qëllim minimizimin e rasteve dhe viktimave nga COVID-19, ashtu edhe fillimin e vaksinimit masiv të qytetarëve, përsëri numri i infektimeve dhe viktimave është i lartë.