Ndahet nga jeta Eva Dura, e cila njihet si një nga aktivistet e PS në njësinë 5 në Tiranë. Lajmin e hidhur për ndarjen e saj nga jeta e kanë dhënë miqtë me dedikime në rrjete sociale si dhe faqja e njësisë nr.5 të cilët shprehin ngushëllime për ikjen e saj para kohe nga kjo jetë.

Eva Dura ka ndërruar jetë! Komuniteti dhe familja socialiste humbën një grua të përkushtuar! Familja e saj humbi bashkëshorten dhe nënën! Ngushëllimet më të sinqerta për largimin para kohe të kësaj gruaje të veçantë, shkruan njësia nr.5 e PS-së në Tiranë.

Anila Çobani, teksa i shpreh ngushëllimet familjes ka treguar dhe përplasjen me ish-drejtorine Policisë Bashkiake Florenc Hoxha, pasi ajo dhe Dura kishin marrë urdhrin për pushimin nga puna.

“Ike shpejt nga jeta, kolegia ime, mikja ime EVA DURA! Gjithkush e kujton incidentin në zyrën tonë në Bashkinë e Tiranës me Florenc Hoxhën, ku si shqiponjë u ngrite të më mbroje me trupin tënd të brishtë! Gjithkush nga Socialistet e Njësisë 5 do e kujtojë aktivisten, komisioneren e paepur në betejat më të vështira të PS! Motra ime, u prehsh në Paqe”, shkruan Çobani.