Për gjykimin e veprimeve të opozitës ndaj qeverisë, më saktësisht në fokusin e akuzave ndaj qeverisë, 28 % e qytetarëve mendojnë se ka qenë e mirë, 71% e tyre mendojnë se nuk është e mirë ndërsa 1 % përgjigjen nuk e di.Për organizimin e protestave nëpër sheshe 21 % mendojnë se kanë qenë hapa të mirë, 78% mendojnë se nuk është i mirë ndërsa 1 % përgjigjen nuk e di.

Për ndërprerjen e protestave në sheshe, 24% e të pyeturve mendojnë se ishte një hap i mirë/shumë i mirë, 75 % mendojnë se nuk ishte hap i mirë ndërsa 1 % thonë nuk e di.Për djegien e mandateve në parlament, 10 % e qytetarëve shprehen se ishte një hap i mirë, 90 % mendojnë se nuk ishte një veprim i mirë. Ndërsa për bojkotin e zgjedhjeve të 30 qershorit, 8% mendojnë se ishte një hap i duhur, 92% shprehen se ishte i gabuar.