Ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, Luigi Soreca ka shpërndarë postimin e Komisionari evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi ku tregon se po punohet që vaksinat e COVID të vijnë sa më shpejt në Ballkanin Perëndimor. Ai tha se në komunikimin e Varhelyi me ministrat e Punëve të Jashtme është diskutuar sigurimi i vaksinave të COVID për qytetarët e rajonit.

“Komisioneri OliverVarhelyi kishte një komunimim të rëndësishëm me vendet e Ballkanit Perëndimor përfshirë edhe Gent Cakajn duke diskutuar se si të sigurohet që vaksinat COVID19 do të bëhen të disponueshme shpejt për qytetarët e rajonit”, tha Soreca.