Spanja dhe Britania e Madhe kanë arritur një marrëveshje të minutës së fundit, që lejon Gjibraltarin të ruajë lëvizjen e lirë me Spanjën, tha sot ministri i Jashtëm spanjoll, Arancha Gonzalez Laya.
“Kjo marrëveshje dypalëshe duhet dakordësuar edhe midis BE-së dhe BM-së, gjithashtu”, shtoi ai.
Gjibraltari do të bëhet pjesë e zonës Shengen pa pasaporta, duke shmangur një kufi të fortë të jashtëm me BE në vitin e ri.
Londra dhe Madrid negociuan deri në minutën e fundit për statusin postBrexit të Gjibraltarit, që nuk ishte pjesë e marrëveshjes tregtare që BM bëri me BE.