Marrja e vaksinës mund të ndikojë në forcimin e imunitetit. Ka mendime të ndryshme nga ekspertët nëse njerëzit të cilët e kanë kaluar koronavirusin duhet të  vaksinohen apo jo.

“Ata që tashmë kanë kaluar Covid nuk duhet të vaksinohen sepse ata tanimë posedojnë antitrupa natyrorë”. Kjo u deklarua nga Giuseppe Ippolito, drejtor shkencor i Institutit Spallanzani, specialist i sëmundjeve infektive të Komitetit Teknik Shkencor.” Nëse ndodh ndonjë gjë, do të duhet të kontrolloni nivelin e antitrupave dhe kur ato të bien, mund të shqyrtoni mundësinë e vaksinimit”, shpjegoi Ippolito.