Ministrja e Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, duke folur për ndryshimet e fundit në qeveri, deklaroi se kryeminisitri thjesht ka ndryshuar ekipin para zgjedhjeve.
Spitropali theksoi se Lleshaj me dorëheqjen e tij vendosi standard të ri, kurse shtoi se Cakaj është sulmuar në mënyrë brutale.
“Nuk besoj se ka pasur ngut apo domosdoshmëri ndryshimi, por më shumë ka qenë zgjedhje e kryeministrit pqër të ndryshuar ekipin para zgjedhjeve, është totalisht legjitime. Edhe vullneti i ministrit Lleshaj dhe Cakajt besoj se ka ndikuar.
Lleshaj ka dhënë shpjegimet e tij, si standard moral i tij dhe maxhorancës sonë. Ky standard është i pakrahasueshëm me paraardhësit. Sulmet ndaj Cakajt kanë qenë brutale. Besoj se ka mbajtur postin e tij në Ministrinë e Jashtme me dinjitet. Ministrat që ishin në detyrë nuk kanë bërë faje të rënda”, tha Spiropali.
Elisa Spiropali nënvizoi se emërimet e reja në qeverinë Rama do i japin frymë ndryshe dhe pozitive maxhorancës.
“Është e drejtë e kryeministrit të bëjë zgjedhje. Blendi Çuçi është njeri politik , i provuar. Edhe Olta Xhaçka është e provuar më herët. Janë drejtues politikë edhe në qarqe. Emërimet e reja i kanë dhënë frymë qeverisë. Këta persona do i japin dinjitet edhe Kosovës. janë sulmuar ministrat nga Kosova, vetëm pse ishin nga Kosova. Sulmet janë vulë turpi në CV e tyre.
Ishin dy ministra që nuk janë akuzuar për asgjë serioze. Ishin dy të rinj që besoj do kenë besoj sukses në karrierë. Nëse kjo është dështim, sukses do quheshin vetëm kolltukofagët. Ilir Metës nuk ia njeh Kushtetuta që të gjykojë politikisht ministrat. Kemi qeveri politike, më të motivuar se kurrë”, deklaroi Spiropali.