Drejtuesja Politike e Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, njëherësh Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka publikuar disa fotografi nga kopshtet e rindërtuara në Bashkinë Kamëz të cilat u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019.

Në llogarinë e saj në Facebook Spiropali shkruan se para disa vitesh askush nuk e mendonte se kopshtet më të bukur në Shqipëri do ndërtoheshin në Kamëz dhe Paskuqan.

Statusi i plotë: Kush e mendonte, para disa vitesh, se kopshtet më të bukur në Shqipëri do të ndërtoheshin në Kamëz dhe në Paskuqan?!
Gëzuar fëmijë! Ju duam shumë! (Lexo.al)