Spitali Covid4 është vënë në funksion të plotë dhe ka pritur pacientët e parë. Personeli shëndetësor dhe pacientët e parë të shtruar në këtë spital tregojnë kushtet që ofrohen sipas standardeve bashkëkohore për t’iu përgjigjur nevojave që pacientët kanë.
“Pacientët të cilët janë janë të destinuar për Covid4 janë kryesisht pacientë që vijnë nga spitali Covid1 dhe Covid3. Pacientë të cilët janë në kushte më të përmirësuara nga ana klinike, por që kërkojnë një periudhë akoma monitorimi dhe ndjekjeje për proçesin e tyre të rehabilitimit. Aktualisht stafi mjekësor i përbërë nga mjekët, infermierët, laborantët, farmacistët është gati. Është një ekip më së miri i trajnuar me eksperiencë dhe nga dy spitalet e tjera Covid1 dhe Covid2, plus staf shtesë”, tha Dr. Esmeralda Meta. Ndërkohë që qytetarët e parë që u vendosën në spitalin Covid4 thanë se kushtet janë shume të mira për të sëmurët, shumë pastër, duke vlerësuar dhe punën e mjekëve.
“Është mirë për të sëmurin. Më mirë se këtu, shumë pastër. Më mirë jam. Spitali për të shpëtuar jetë është. Bravo i qoftë mjekëve”, thanë dy nga pacientët e parë. Spitali Covid4 u pergatit nga Ministria e Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale qe ne muajin Maj dhe u hap sipas strategjisë së përcaktuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve pas ezaurimit të 3 spitaleve të tjera Covid. Ky spital ka një kapacitet prej 100 shtretërish, dhe është i pajisur me të gjitha mjetet dhe aparaturat jetëshpëtuese dhe linjat e oksigjenit në secilën dhomë.