Pandemia ka hedhur një hije të errët në festimet e Krishtlindjeve në Gjermani, por pasi kemi jetuar me koronavirusin për gati një vit, ka çdo arsye për të qenë të sigurt, deklaroi presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier. Ne kemi akoma një rrugë të gjatë dhe madje të mundimshme përpara, tha Steinmeier. Shohim që drita e shumëpritur në fund të tunelit po ndriçohet. Po i afrohemi daljes nga kriza hap pas hapi, shtoi ai. Gjermanët u desh të hiqnin dorë nga shumë tradita festive me vendin nën bllokim, nga anulimi i tregjeve të Krishtlindjeve deri te takimet me miqtë dhe familjarët.

Steinmeier, i cili ka mbajtur presidencën kryesisht simbolike gjermane që nga marsi i vitit 2017, përshkroi kostot sociale dhe personale të krizës së koronavirusit. Një virus i vogël ka marrë shumë jetë, ka prishur planet dhe shkatërruar ëndrrat, theksoi 64-vjeçari duke shtuar se ”sa të prekshëm që jemi ne njerëzit, sa e brishtë është jeta normale”.