Stresi është shumë i lidhur me mamanë e tij dhe këtë gjë nuk lë rast pa e treguar. Ai i ka dedikuar një këngë të shtrenjtës së tij, që mban titullin “Të du mom”. Ditën e sotme, ajo feston ditëlindjen dhe reperi nuk ka nguruar të shkruajë disa fjalë të ëmbla për të shtrenjtën e tij.

Përmes një postimi në Instagram, teksa ka publikuar një video me momente të së ëmës, reperi shkruan se është mirënjohës dhe krenar për të, teksa shton “nëse një ditë nuk do të jesh pranë meje dije se çdo mëngjes do i laj sytë me lotët e tu”.