Pas protestës së dhunshme të oganizuar nga kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi, ka ardhur edhe reagimi i këngëtarit Arkimend Lushaj, i njohur me emrin e artit si Stresi. Teksa ka postuar video nga protesta e sotme në qyetetin e Shkodrës, reperi kërcënon se ose Kryeministri Rama “të dorëzojë” Kreun e Policisë së Shtetit Ardi Veliun, ose do digjet Surreli dhe Mali i Dajtit.

“Për her t’fundit po t shkruj, dorëzo Ardi mafiozin ose do digjet Surreli e Mali i Dajtit”, shkruan Stresi. Stresi ka qenë një nga personat që bëri më shumë zhurmë dhe bujë me deklaratat e tij gjatë protestës së mbajtur në shesh. Ai e konsideroi veten si Azem Hajdarin e dytë dhe tha se ishte ndër organizatorët kryesorë të protestës, ndërsa edhe sot ka bërë thirrje për pjesmarrje masive të qytetarëve, në ditën e katërt të revoltës.

https://www.instagram.com/p/CIssjEVJvUR/?utm_source=ig_web_copy_link