Stresi në rrjetet e tij sociale ka vijuar të bëjë politikë përmes nxitjes së dhu nës duke inkurajuar të rinjtë të vijojnë me shkatërrimet dhe vënien e zj arrit. Këtë herë ai është përqendruar në selinë e PS-së te 5 Maji në Tiranë, duke publikuar një foto që duket një objekt në fla kë. Stresi ndihet krenar për veprimin e bërë nga disa të rinj duke shkruar ‘Bravo Tirona, më njoftuan tek 5 Maji njësisë i vihet fla ka’.
Por si qëndron e vërteta? Në fakt selia e PS te zona e 5 Majit në Tiranë nuk është dëmtuar dhe nuk ka pasur asnjë dhu nim të saj nga protestuesit siç duket qartë edhe në video. Këto nxitje të tilla dhe përhapje të fakenews bëhet vetëm për të tensionuar edhe më shumë situatën dhe shtuar edhe më shumë revoltën e të rinjve, duke i inkurajuar si veprime të drejta, kur në realitet ajo është një vepër penale dhe çdokush do të mbajë përgjegjësi penale për të.
Prej 4 ditësh Tiranë dhe disa qytete të tjera në vend janë përfshirë në protesta të dhu nshme në fokus të të cilave ka qenë dhu na dhe shkatërrimi dhe vendosja e fla kës ndaj disa objekteve. Një ditë më parë në Shkodër, disa të rinj shkatërruan dhe i vunë fla kën objekteve të Selisë së PS atje, veprim që u cilësua nga qeveria si e nxitur nga qeveria dhe përkatësisht nga kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, e cila ishte pjesë e protestës para se të niste dhu na. /Shqiptarja/