Covid 19 mund të jetë duke shkaktuar anomali në mushkëri që mund të pikasen edhe më shumë se tre muaj pasi pacientët janë infektuar. Një studim i universitetit të Oxfordit përdori një teknikë të re skanimi për të identifikuar dëmet që nuk kapen nga skanimet konvencionale. Teknika përfshinte një gaz të quajtur Xenon gjatë skanimeve MRI për të krijuar imazhet e dëmeve në mushkëri. Ekspertët e mushkërive thanë se një test që mund të dallojë dëmet afatgjata mund të bëjë një dallim të jashtëzakonshëm tek pacientët me covid. Teknika Xenon, bën që pacienti të thithë gazin gjatë një skaneri të rezonancës magnetike MRI.
Ekspertët, e kanë testuar teknikën në 10 pacientë të moshave nga 19 në 69 vjec. Tetë prej tyre kishin vështirësi të vazhdueshme në frymëmarrje dhe lodhje, tre muaj pasi ishin prekur nga koronavirusi, edhe pse asnjë prej tyre nuk ishte pranuar në kujdes intensiv apo nuk ishte vendosur në ventilim, dhe skanimet e thjeshta nuk kishin gjetur asnjë problem në mushkëritë e tyre. Skanimet treguan shenja të dëm timit të mushkërive duke nxjerrë në pah zona ku ajri nuk qarkullon lehtësisht në gjak, në tetë nga pacientët që raportuan vështirësi në frymëmarrje. Rezultatet bënë që ekspertët të planifikojnë tani një testim me mbi 100 persona, për të parë nëse i njëjti përfundim është i vërtetë për njerëz që nuk janë shtruar në spital dhe që nuk kanë kaluar simptoma serioze.