Kjo është java e tretë e spektaklit “Love Story” në “TV Klan”, ku princi modern Saimir ka nisur të njohë më shumë vajzat. Ai i ka dhënë atyre mundësinë për takime private, ndërsa mbrëmjen e kaluar dërgoi në shtëpi dy konkurrente të tjera. Rrethi ka nisur të ngushtohet, ndërsa afrimiteti me Saimir dhe vajzave po vjen duke u rritur.
Takimi që tërhoqi më shumë vëmendjen gjatë transmetimit të emisionit ishte ai me Enxhin, i cili u realizua në dhomën e masazhit. Ata diskutuan për rëndësinë e pasurisë në një marrëdhënie, teksa Enxhi e shprehu hapur se paratë janë një aspekt shumë i rëndësishëm për të.
Biseda mes tyre është mbyllur me një përqafim, ndërsa është ndjerë hapur xhel ozia e vajzave të tjera. Për më tepër, ndiqni videon e takimit të tyre: