Pas fillimit të operacioneve komerciale në 15 nëntor 2020, Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) AG konfirmoi sot fillimin e transportit të gazit nga Azerbajxhani. Sasia e parë e gazit mbërriti në Greqi dhe Bullgari, përmes pikës së interkonjeksionit të Nea Mesimvrias me DESFA-n, si edhe në Itali, përmes pikës së interkonjeksionit të Melendunjos me SNAM Rete Gas (SRG).
Luca Schieppati, Drejtori Menaxherial i TAP-it, u shpreh: “Sot është një ditë historike për projektin tonë, po ashtu edhe për vendet tona pritëse e tregun energjetik të Evropës. TAP-i është një pjesë thelbësore e rrjetit të gazit në kontinent, duke kontribuar në hartën e transportit të energjisë. Ne ofrojmë njëlinjëtransporti tësigurtë, direkte dhe me kosto të ulët në vendet e Evropës Juglindore e më gjerë.”
Marija Savova, Drejtore Komerciale e TAP-it,shtoi: “Fillimi i shpërndarjes së gazit është njëmoment historik për tregun e gazit në Evropë. Teksa presim me padurim t’iu shërbejmë transportuesve të gazit në muajt e vitet qëdo të vijnë, presim me padurim tëfillojmëgjithashtu fazën e dytë të testimit të tregut në verë, çka do të mundësojë zgjerimin e TAP-it në të ardhmen, duke dyfishuar kapacitetin e gazsjellësit në20bcm/a.”
Fillimi TAP-i është një Operator Sistemi Transmetimi, i cili iu ofron kapacitet transportuesëve që janë të interesuar të transportojnë gaz natyror në tregjet e shumta të Evropës. Si njëlinjë e re e importit të gazit, Korridori Jugor i Gazit përforcon sigurinë e sektorit energjetik të Evropës, integrimin e tregut të saj, si edhe përpjekjet e BE-së për dekarbonizim.