Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla i cili është njëkohësisht dhe drejtuesi politik në qarkun e Elbasanit, përmes një mesazhi urimi për Vitin e Ri ka bërë bilancin e invetimeve të këtij viti në këtë qytet duke theksuar se është transformuar.
Ndërsa apelon qytetarët që të jenë vigjilentë në respektim të masave anti-COVID, ai thotë se është shpresëplotë që në javët e para të vitit 2021 do të fillojmë vaksinimi anti-COVID-19
“Viti 2020 ishte një vit i vështirë për Shqipërinë. Viti që po mbyllim filloi me përpjekjet për rekuperimin e pasojave të rënda të termetit dhe nevojës për t’i siguruar banorëve shtëpitë e reja, duke ndërtuar qindra banesa të dëmtuara. Por sapo filluam të ringrihemi dhe të siguronim mbështetjen e nevojshme për sfidën e paprecedentë të pasojave të termetit të 26 nëntorit të vitit 2019, na u desh të përballemi me një sfidë akoma më të madhe, atë të pandemisë së COVID-19.
Ndonëse pjesa më e madhe e vitit u dominua nga lufta ndaj pandemisë, beteja duket se do të vazhdojë edhe në muajt e parë të 2021. Për këtë qëllim të gjithë duhet të jemi vigjilentë në respektimin e masave të publikuara nga Komiteti Teknik dhe jam shpresëplotë që qysh në javët e para të vitit 2021 do të fillojmë vaksinimi anti-COVID-19 të siguruar nga Qeveria Shqiptare . Për të mbështetur qytetarët në përballjen ndaj pandemisë, miratuam në Kuvend fondet për Vaksinën si dhe rimbursimin e paketës së barnave prej 1.2 mld lekë për kurimin ndaj COVID-19 të çdo qytetari shqiptar”, tha Balla.
Ndërkat ai ka renditur invesitmet që janë bërë në Elbasan, duke filluar me spitalin rajonal deri te investimet në infrastrukturë.
“Sigurisht që një vëmendje të veçantë ka marrë infrastruktura rrugore. Autostrada bujqësore Bujqës-Jagodinë ishte një nga projektet më të rëndësishme të investuara nga qeveria shqiptare në zonat rurale. Fermerët punëtorë të kësaj zonë janë jo vetëm një zë i fortë në tregun vendas, por edhe në atë të huaj si një faktor i rëndësishëm në ekonominë e vendit”, tha mes të tjerash Balla.
Fjala e plotë e Taulant Ballës:
Të dashur banorë të Bashkisë së Elbasanit. Në këtë prag të ndërrimit të viteve dua t’ju uroj Gëzuar dhe shpreh mirënjohjen time më të thellë.
Viti 2020 ishte një vit i vështirë për Shqipërinë. Viti që po mbyllim filloi me përpjekjet për rekuperimin e pasojave të rënda të termetit dhe nevojës për t’i siguruar banorëve shtëpitë e reja, duke ndërtuar qindra banesa të dëmtuara.
Por sapo filluam të ringrihemi dhe të siguronim mbështetjen e nevojshme për sfidën e paprecedentë të pasojave të termetit të 26 nëntorit të vitit 2019, na u desh të përballemi me një sfidë akoma më të madhe, atë të pandemisë së COVID-19.
Sejcili prej nesh ka familjarë, miq, të afërm që janë përballur ose po përballen me këtë armik të padukshem dhe për fat të keq disa nuk e fituan dot betejën me COVID-19. I shpreh ngushëllimet e sinqerta gjithsecilit për humbjen e njerëzve të tyre të dashur.
Ndonëse pjesa më e madhe e vitit u dominua nga lufta ndaj pandemisë, beteja duket se do të vazhdojë edhe në muajt e parë të 2021. Për këtë qëllim të gjithë duhet të jemi vigjilentë në respektimin e masave të publikuara nga Komiteti Teknik dhe jam shpresëplotë që qysh në javët e para të vitit 2021 do të fillojmë vaksinimi anti-COVID-19 të siguruar nga Qeveria Shqiptare .
Për të mbështetur qytetarët në përballjen ndaj pandemisë, miratuam në Kuvend fondet për Vaksinën si dhe rimbursimin e paketës së barnave prej 1.2 mld lekë për kurimin ndaj COVID-19 të çdo qytetari shqiptar.
Siç e theksova dhe më lart, ndonëse 2020 ishte nje vit i vështirë për të gjithë vendin, punët në Bashkinë e Elbasanit nuk janë ndalur në asnjë çast. Me fillimin e pandemisë përgjatë muajve mars-prill-maj organizuam operacionet humanitare në mbështetje të të gjitha familjeve në veshtirësi ekonomike, por në mënyrë të veçantë për t’ju gjendur pranë familjeve të pensionisteve me të gjithë asistencën e nevojshme.
Edhe bizneset e vogla nuk mund të ishin jashtë vëmendjes tonë. Falë mbështetjes së qeverisë, të shumtë ishin punonjësit dhe bizneset e vogla që u trajtuan me pagat e luftës. Në qarkun e Elbasanit kanë përfituar për katër paketat e disbursuara nga Qeveria Shqiptare 12.515 qytetarë dhe 5.714 biznese me një vlerë prej 678 milion lekesh.
Jemi të ndërgjegjshëm që kjo pandemi ka pasur jo vetem pasoja shëndetësore por edhe pasoja të rënda social-ekonomike. Për këtë qëllim miratuam në Kuvend në buxhetin e vitit 2021 fonde të tjera shtesë për pagesën e papunësisë dhe për përballimin e situatës nga shtresat në nevojë që askush mos të ndihet vetëm.
Të nderuar banorë të Bashkisë së Elbasanit,
-Pavaresisht se 2020 ishte një vit i vështirë, investimet në infrastrukturën rrugore, arsimore dhe shëndetësore nuk janë ndalur në asnjë çast.
-Gjatë katër viteve të qeverisjes tonë, investimet totale në Bashkinë Elbasan arrijnë në vlerën më të lartë historike, shifër kjo e pa krahasueshme me asnjë moment tjetër të këtyre 30 viteve.
-Më lejoni ta filloj nga më e rëndësishmja, sidomos në këtë periudhë që po përjetojmë, sistemi shëndetësor. Të gjithë e mbajmë mend në çfarë kushtesh ka qenë spitali rajonal i Elbasanit deri para pak vitesh. Si pasojë e një transformimi të jashtëzakonshm në infrastrukturë, por edhe në shërbime, tashmë ky spital ofron të gjitha shërbimet shëndetësore dhe qytetarët nuk kanë pse të udhëtojnë drejt Tiranës.
-Kemi ende për të bërë. Sfida e radhës, është Pediatria, e vetmja godinë e mbetur e cila ka nevojë për ndërhyrje. Lajmi i mirë është që tashmë edhe rikonstruksioni i saj është në proces.
-Qëndrat Shëndetësore në qytet dhe fshat po shndërrohen totalisht. Me këto ritme do të vijojmë edhe në 2021 për të mundësuar që në çdo Njësi Administrative qytetarët të marrin shërbimin shëndetësor me të njëjtat standard sikurse edhe në qytet.
-Jemi të vetëdijshëm se shumë shkolla ende kanë nevojë për ndërhyrje. Por tashmë mijëra nxënës në qytet dhe fshat mësojnë në kushte bashkëkohore. Qytetarët e Elbasanit i mbajnë mend kushtet e shkollave “Qamil Guranjaku”, “Ali Agjah”, “Bardhyl Popa”, “Jorgji Dilo” apo të shkollave në njësitë administrative ku mungonte sistemi ngrohës. Jemi siguruar që në çdo rikonstruksion të përfshihet sistemi i ngrohjes dhe parametra të tjerë të domosdoshëm për një proces mësimor normal.
-Objektivi ynë për rikthimin e vëmendjes tek arsimi profesional u shoqërua me ndërhyrjen tërësore në dy shkollat profesionale të Elbasanit “Salih Ceka” dhe “Ali Myftiu”, të cilat presin më shumë se 1 mijë nxënës çdo vit.
-Sigurisht që një vëmendje të veçantë ka marrë infrastruktura rrugore. Autostrada bujqësore Bujqës-Jagodinë ishte një nga projektet më të rëndësishme të investuara nga qeveria shqiptare në zonat rurale. Fermerët punëtorë të kësaj zonë janë jo vetëm një zë i fortë në tregun vendas, por edhe në atë të huaj si një faktor i rëndësishëm në ekonominë e vendit.
-Rrugë të tjera të investuara në fshatra janë rruga Hajdaran-Byshek, rruga e fshatit Broshkë dhe ura mbi lumin Shkumbin, rruga Gostimë-Tregan, ura Polis-Vale, ura Papërr-Sollak e plot investime të tjera.
-Sigurisht që qyteti gjithashtu ka njohur një ndryshim rrënjësor. Janë rikonstruktuar sheshet kryesore falë projektit të Rilindjes urbane. Është investuar në rrugët “28 Nëntori”, rruga “Rinia”, sheshi Zaranika, rruga “Ali Cungu”, rruga “Belul Berisha” “Fetah Ekmekçiu”, “Apostol Gega” ” Çaush Asllani” rruga “Krastë e madhe” etj etj.
-Kemi sistemuar disa prej lagjeve dhe zonave periferike, ndërsa shumë shpejt me një projekt të Bashkisë së Elbasanit, me vlerë rreth 8 milion dollarë do të sistemohet çdo cep i Elbasanit, përfshirë sheshet e pallateve dhe rrugicat.
-Parku “Rinia” u rikonceptua totalisht dhe tashmë ofron mjedise për çdo moshë, ambiente sportive dhe rekreative. Po ashtu në shkolla kemi shtuar mjediset sportive.
-Përroi i Zaranikës në pjesën perëndimore të Elbasanit rrezikonte përmbytjen e mijëra familjeve. Falë investimit të qeverisë shqiptare u sistemua shtrati i këtij përroi, ndërsa projekti ynë është që investimi të vijojë edhe më tej duke e kthyer atë në shëtitore në të dyja krahët.
-Gjithashtu në disa zona, të cilat më parë përmbyteshin nga Lumi Shkumbin janë ndërtuar prita mbrojtëse dhe tashmë tokat bujqësore janë të sigurta.
-Një punë e jashtëzakonshme, e cila nuk ishte bërë për 30 vitesh, është bërë nga bashkia për pastrimin e kanaleve vaditëse dhe kulluese. Janë disa dhjetëra kilometra kanale të pastruara në të gjithë bashkinë e Elbasanit.
-Investimet nuk kanë munguar as në sektorin e energjisë elektrike, ku vlera totale e investimeve ne Bashkine Elbasan për periudhën 2017-2021 kap vlerën e 10 milion dollarë. Ne qytetin e Elbasanit ka mbaruar rikonstruksioni i rrjetit TU me sistem kabllor ABC si dhe kalimin ne tension nga 6 kv në 20 kv.
Edhe në zonat rurale ka vijuar e pandalur puna kryesisht në rikostruksione kabinash si dhe në kabina të reja ku kanë përfituar afërsisht 3100 abonentë, duke përmirësuar cilësine e ofrimit të shërbimit të energjisë elektrike.
-I fundit, por më i rëndësishmi uji i pijshëm, ku totali i investimeve shkon mbi 5 milion dollar. Është duke u punuar në disa kantierë njëkohësisht në qytet e në fshat për të mundësuar që Elbasani brenda një viti kalendarik të ketë 24 orë ujë të pijshëm dhe me cilësi në rubinetat e çdo shtëpie. Përmendim rikonstruksionin e rrjetit të brendshëm ekzistues të linjave të ujësjellësit në lagjet kryesore të qytetit apo Instalimi i teknologjive të reja në stacionet e pompimit në sistemin Mengel-Samurr-Godolesh”.
-Të dashur qytetarë, pa dyshim që në këtë fjalë të shkurtër në prag të mbylljes së këtij viti nuk kam përmendur shumë e shumë punë të tjera që janë bërë, por jam i bindur se ju nuk keni harruar asgjë. Askush nuk është gjykuesi më i mirë i punës se sa jeni ju.
-Po gjithashtu jemi të vetëdijshëm se nuk kemi arritur ende aty ku duam dhe ku duhet. Për këtë duhet të vijojmë punën së bashku me ju për të jetësuar projektet e rëndësishme që kemi përpara.