Lëkundje tërmeti janë ndierë mëngjesin e sotëm pranë Durrësit, me magnitudë 5 ballë. Paraprakisht mësohet se epiqendra e tërmetit 5 ballë ka qenë në detin Adriatik dhe me thellësi 5 kilometër. Lëkundjet janë ndjerë në orën 8:19 në distancë 27 km në veri të Durrësit si dhe 17 km nga Laçi. Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale nga lëkundjet.
Kujtojmë se 10 ditë më parë, u shënua 1-vjetori i tërmetit tragjik të 26 nëntorit të kaluar ku humbën jetën 51 persona, mbi 900 të plagosur, 17 mijë familje mbetën të pastreha, pasi toka u dridh nga lëkundje me magnitudë 6.4 të shkallës rihter, me thellësi 38 km, me epiqendër 22 km nga Durrësi dhe 30 km nga Tirana.