Tërmeti 4.1 në veri të Ishmit në Durrës nuk ka sjellë asnjë pasojë. Sizmiologu Edmond Dushi ka deklaruar në Report Tv se lëkundjet janë të zakonshme dhe nuk ka nevojë për panik.

Sipas tij relaksimi tektonik i tokës do të dojë shumë kohë pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit të kaluar.

“Relaksimi tektonik i tokës do të dojë kohë të gjatë. Këto tërmete çojnë dhe tërmetet të moderuar. Është një zonë e konsiderueshme në kuptimin e tektonikave. Ky tërmet në zonën lokale patjetër që është ndjerë. Është pak i cekët. Në raport me pasgoditjet. Është një tërmet i moderuar dhe është vijimi i asaj që ka startur në 26 nëntor të 2019. Mund të ketë dhe shpërthime të kësaj energjie, por smund ta përcaktojmë ku do jetë e rradhës, as kohën dhe as epiqendrën e saj.Ska nevojë për panik janë lëkundje të zakonshme”, tha ai.