Forcat Speciale dhe policia kanë zmbrapsur me spraj dhe gaz lotsjellës protestuesit para Kryeministrisë. Ndërkohë, situata vijon të jetë e tensionuar, teksa qindra protestues kanë tentuar të hapin dyert e Kryeministrisë. Ata kanë q ëlluar me sende të forta efektivët e policisë, si dhe kanë th yer dyert e godinës, në tentativë për të hyrë brenda, por janë zmbrapsur nga Forcat Speciale, që kanë mbërritur para Kryeministrisë, duke e rrethuar godinën.

Nga protesta raportohet se janë lën duar deri më tani 8 efektivë, të cilët kanë përfunduar në spital.