Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian kanë arritur më në fund një marrëveshje tregtare pas Brexit pas muajsh të tëra me negociata tejet të vështira. Pas muajsh të tëra konfliktesh Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian kanë rënë dakord për një marrëveshje tregtare pas Brexit, duke vulosur daljen e vendit nga blloku.

Marrëveshja do të jetë një lehtësim i madh për bizneset dhe publikun mes shqetësimeve për një skenar pa marrëveshje, i cili do të kishte prishur historikisht lidhje të ngushta tregtare nga fillimi i vitit të ardhshëm. “The deal is done” ka shkruar Kryeministri Britanik vetëm disa minuta më parë në Facebook-un e tij.