Ultrasi i kombëtares Shqiptare të futbollit, Indrit Murati, ose siç e thërrasin miqtë “problemi”, është një nga protagonistët e ngjarjes së bujshme të Beogradit, dhe Palermos në Itali. Njihet si një nga miqtë më të afërt të “Ballistit”, producent i “Miss Tatoo Shqipëria”, menaxher i disa artistëve të mirënjohur të muzikës shqiptare, organizator eventesh, rrëmujaxhi i pandreqshëm në çdo stadium ku luan kombëtarja shqiptare e futbollit. Lajmi se një biznesmen Serb në atë kohë ofronte 1 mln euro për “kokën” e tij tronditi jo pak opinionin publik dhe veçanërisht tifozët e kombëtares. Para disa kohësh një nga revistat më të mëdha Gjermane i kushtoi një artikull mënyrës së jetesës së Indrit Muratit. Sot, për habi, ai jeton në Toronto, Kanada ku drejton një kompani të vogël automobile.

Kishim kohë pa dëgjuar ndonjë rrëmujë të tij derisa vetë “problemi” ka zgjuar vëmendjen e fansave me mesazhin që i ka drejtuar nëpërmjet një postimi në instagram autores së programit të mirënjohur “Përputhen” në TCH.

Një ndjekës/e i kërkon “Problemit” të bëhet pjesë e “Përputhen” pasi kjo është dëshira edhe e shumë ndjekësve të emisionit, veçanërisht femrave. Përgjigja e tij ka lënë të hapur mundësinë e rikthimit në Shqipëri për të marrë pjesë në “Përputhen”, sigurisht nëse do të kishte një ftesë nga ana e autores Olsa Muhameti. Ai ka deklaruar se: “Atë e vendos Olsa! Ditën kur ajo të vendosë ti trazojë pak ujërat në “Përputhen” unë patjetër që do e pranoja me kënaqësi ftesën e saj. Në fund të fundit rrëmuja është zanati im, dhe se biletën do e ketë tek për Tiranë dhe çift për Toronto”.

Të shohim nëse Olsa do ti bëjë ftesë “Problemit” për të “trazuar ujërat” në “Përputhen”!