Presidenti amerikan në largim, Donald Trump irritoi qytetarët e vendit të tij pasi u shfaq pa maskë në tribunën e stadiumit ”West Point Academy”, ndërkohë që merrte pjesë në një ndeshje kadetësh të futbollit amerikan.

Në rrjetet sociale duket hapur indinjata e shumë amerikanëve ndaj presidentit në largim, duke e akuzuar atë për dhënien e një shembulli të keq.

Kjo, veçanërisht kur dihet se ai ka kaluar Covid-19 dhe se çdo ditë ai është i rrethuar nga njerëz që janë infektuar në Shtëpinë e Bardhë.

“Vër maskën e fytyrës dhe ndalo së vëni në rrezik kadetët. Kjo është një sjellje e tmerrshme nga ana e një presidenti”, lexohet në një tuit, të postuar drejtpërdrejt ndërsa ekipet e kadetëve luanin kundër ekipeve të marinës.

Të tjerët u bënë thirrje kadetëve që të largohen nga Trump, i cili u përshkrua në tuite të tjera si “personi i vetëm në të gjithë stadiumin që nuk mban maskë”.