Turqia ka shënuar sot numrin më të lartë të viktimave në valën e dytë të pandemisë, me 196 vd e k je. Numri i viktimave që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 14,705. Po ashtu Turqia regjistroi edhe 31,896 raste të reja, përfshirë ato asimptomatike, në 24 orët e fundit. Italia në 24 orët e fundit ka regjistruar 662 vi kt im a e 21.052 të infektuar nga Covid-19. Numri i të infektuarve aktivë për sot është 754.169.
Dita e sotme ka shënuar 23.023 të shëruar më shumë e numri i përgjithshëm i tyre ka arritur në 896 308. Në repartet e terapisë intesive numri i pacientëve është aktualisht 3517 të infektuar.