Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanović, po trajtohet për pneumoni pas këshillës së mjekut i cili e ka vizituar së fundmi, raporton Tanjug. Mësohet se kreu i shtetit malazes i është nënshtruar disa testeve pas dyshimeve për Covid-19, në të cilat ka rezultuar negativ.
Lajmi është konfirmuar nga kabineti i Presidentit të Malit të Zi.
“Testet e deritanishme, përfshirë edhe ditët e sotme, kanë treguar se është negativ për covid 19. Të gjithë parametrat jetësorë të Gjukanoviç janë të qëndrueshëm dhe ai kryen detyrat presidenciale pa pengesa”, thuhet në njoftim.