March 31, 2026, Ocsa, Hungary, Hungary: A young kid waves his Hungarian flag as Hungarian PM VIKTOR ORBAN visits the town of Ocsa in central Hungary during his national campaign tour just days before historic elections on 31 March, 2026. A national unrest and international media attention follows the Hungarian PM and his governing Fidesz party after scandals involving his Minister of Foreign Affairs reportedly leaked sensitive EU-related information to Russia, as well as alleged secret service operations to undermine the leading opposition party Tisza. (Credit Image: © Daniel Alfoldi/ZUMA Wire)

Nga Ardit Hoxha

Nga Hungaria këtë të dielë, përveçse një leksioni demokracie dhe lajmit se populli hungarez ka zgjedhur për të qëndruar me Europën, vjen edhe një shembull interesant për vende si Shqipëria, ku demokracia është e brishtë dhe vihet në diskutim nga cilido autokrat që, pas disa vitesh në pushtet, fillon të besojë se është i dërguar i Zotit në Tokë e që veç ai mund ta bëjë vendin.

Por “shembulli hungarez” vlen edhe për mënyrën se si evoluon gara politike kur përballë një pushteti të gjatë, të konsoliduar dhe me shenja autokracie shfaqet një alternativë e re që arrin të mobilizojë masivisht qytetarët.

Ky shembull na tregon se kur vullneti i qytetarëve dhe një opozitë me moral e integritet bëhen bashkë, nuk ka gjë që i ndal.

Nuk e ndal as një autokrat “nacionalistotrampistoputinist” që e kthen shtetin në shërbim të partisë dhe pushtetit personal.

Nuk e ndal dot as një autokrat “nacionalistotrampistosorosianopropagandistik” që e ka njëjtësuar shtetin me partinë dhe korrupsionin e ka kthyer në normë.

Zotëria që doli pak më parë në një fjalim dhe tha:

“Rezultati është i qartë dhe i dhimbshëm”, humbi përballë dikujt që ishte totalisht i ndryshëm nga ai.

Humbi përballë një të riu.

Humbi përballë dikujt që sfidoi establishmentin.

Humbi përballë dikujt që i qëndroi parimeve.

Humbi përballë dikujt që ngriti popullin në këmbë, si me protesta, por mbi të gjitha me pjesëmarrje në votime (rreth 78% e hungarezëve dolën sot për të votuar).
Morali?

Çdo autokrat, i majtë apo i djathtë, sado i fortë, mposhtet!