Presidenti francez, Emmanuel Macron nuk ka më simptoma të COVID-19, deklaroi Pallati Elysee. Kreu 43-vjeçar i shtetit, tani mund të dalë nga karantina, pasi është vetizoluar për shtatë ditë, thuhej në deklaratë. Macron rezultoi pozitiv në 17 dhjetor, duke i shtyrë autoritetet që të nisin përpjekjet për të gjurmuar kontaktet e tij, pas një morie vizitash të realizuara me shefat e Bashkimit Evropian.
Macron-i pati dhimbje të forta koke, kollë të thatë dhe lodhje për disa ditë. Franca është një prej vendeve të prekura më së keqi në Evropë nga pandemia e koronavirusit, me më shumë se 2.5 milionë raste të konfirmuara dhe rreth 62,000 viktima.
Në mesin e liderëve të tjerë botërorë të infektuar me koronavirus janë edhe presidenti amerikan, Donald Trump dhe kryeministri britanik, Boris Johnson, të cilët u shtruan në spital, por e morën vetën më pas për të vazhduar detyrat e tyre.