Instituti i Shëndetit Publik u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes në rast se vendosin që të udhëtojnë, sidomos në kushtet e vështira atmosferike. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ISHP shkruan se reshjet e denduara të shiut e shtojnë mundësinë për aksidente dhe rrezikojnë jetën tonë. Ajo ka këshilluar qytetarët që të kenë kujdes në rrugët e dyshimta dhe që kanë rrezikshmëri rrëshqitje nga dëbora dhe akulli.
Njoftimi i plotë: Reshjet e dendura shtojnë mundësinë për aksidente – rrezikojnë jetën tuaj. Shmangni në maksimum lëvizjet me mjete motorike. Informohuni në vazhdimësi për vendin ku do të lëvizni, motin, reshjet dhe temperaturat. Kontrolloni gjendjen teknike të mjetit, karburantin, paketën e ndihmës së parë, pajisjet ndriçuese, gomat. Siguroni veshje të përshtatshme për udhëtimin. Tregoni kujdes për shpejtësinë gjatë lëvizjes me makina. Vendosni fëmijët në sedilen e posaçme dhe të lidhur me rrip sigurie. Siguroni që aparatet e celularit të jenë të karikuara. Mos kaloni me mjetin tuaj në vende të dyshimta, me pellgje uji, prurje të mëdha apo me rrezik të lartë rrëshqitje nga dëbora dhe akulli.