01 Dhjetor- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në Facebook ka bërë të ditur se Urgjenca Kombëtare Mjekësor vetëm për muajin Nêntor ka pritur 29655 thirrje COVID. Duke vlerësuar punën e palodhur të stafit mjekësor, Manastirliu shkruan se Urgjenca Kombëtare Mjekësor prej 9 muajsh është në gatishmëri të plotë 24/ 7.

“Punë e palodhur e ekipeve të Urgjencës Kombëtare për përballimin e situatës së shkaktuar si pasojë e #COVID19. Telefononi 1️⃣2️⃣7️⃣ për çdo urgjencë mjekësore. #ShëndetësiaNëGatishmëri”, shkruan Manastriliu.