Vendet e Bashkimit Europian kanë filluar masivisht me vaksinimet të dielën, disa ditë pasi Komisioni Evropian e miratoi vaksinën e Pfizer-BioNTech.
Për të shënuar fillimin e vaksinimit në Francë dhe Europë, presidenti francez, Emmanuel Macron, u kërkoi francezeve të besojnë në shkencë duke rënë dakord ta marrin vaksinën. Sipas The Guardian, një në tre njerëz në Francë mendon se vaksinat në përgjithësi janë të pasigurta, bazuar në hulumtimin e Wellcome Trust.
Le t’i besojmë studiuesve dhe mjekëve tanë. Motivi dhe shkenca duhet të na drejtojnë neve, u shpreh Macron në Twitter. Tashmë disa vende të BE-së kanë njoftuar se i kanë filluar vaksinimet kundër coronavirusit.