Vende të ndryshme të botës kanë blerë ose porositur 10 miliardë doza vaksinash antiCovid19 dhe pothuajse të gjitha do të shkojnë për kombet e pasura ose me të ardhura të mesme. Deklarata dhe përditësimi më i fundit u bë nga ”Duke Global Health Innovation Center”, që cili monitoron kontratat e nënshkruara dhe të bëra publike, sipas të cilave shumica e vaksinave do të shkojnë në SHBA.

Pavarësisht angazhimeve publike për drejtësi, vendet individuale janë të stimuluara për të blerë sa më shumë vaksina të jetë e mundur dhe nga diapazoni më i gjerë i mundshëm i kandidatëve, për të rritur mundësinë e imunizimit të popullatës. Edhe para se të ketë një kandidat vaksine të aprovuar për marketing, kontratat e nënshkruara tashmë mbulojnë 7,1 miliardë doza, ndërsa 2,6 miliardë të tjera aktualisht po negociohen ose rezervohen tashmë si një zgjerim i marrëveshjeve ekzistuese.

SHBA sipas monitorimit ka siguruar 2,6 miliardë doza, BE-ja 2 miliardë dhe India 1,6 miliardë, të cilat në fund të fundit mbulojnë pak më shumë se gjysmën e popullsisë ndërsa për shembull kontratat e hartuara nga SHBA korrespondojnë me 442% të banorëve. Kjo situatë, sipas komenteve në faqen publike të radios amerikane NPR, rrezikon të lërë vendet më të varfra pas, ku individë me rrezik të lartë ndoshta do të vaksinohen pas atyre me rrezik të ulët nga më të pasurit.