Serbia do të marrë vaksinën kundër COVID-19, të kompanisë Pfizer dhe BionNTech të hënën, deklaroi ministri i shëndetësisë serbe Zlatibor Loncar. Edhe pse tingëlloi si dritë shprese për vendin, Ministri i Shëndetësisë e theksoi se një fushatë kombëtare e imunizimit do të duhet të presë. Grupi i parë do të ketë më pak se 5,000 njësi dhe do të administrohet, për mjekët dhe të moshuarit në shtëpitë e pleqve, megjithëse dozat e para nuk do të jenë të mjaftueshme.
Dr. Zoran Gojkovic, një anëtar i Shtabit të Krizave për luftën kundër koronavirusit tha që në tremujorin e parë të 2021 ata duhet të marrin 350,000 doza. Ai shtoi se autorizimi për të marrë vaksinën Sputnik V nga Rusia është në pritje, pasi është duke u analizuar nga ekspertët, dhe popullata do të jetë në gjendje të zgjedhë midis disa vaksinave. Ai këmbënguli se procesi i imunizimit është i gjatë dhe kompleks. Ministria e Shëndetësisë shpjegoi se vaksinimi do të jetë falas.