Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për strukturën e Shërbimit Veterinar Kombëtar, po vazhdon fushatën e vaksinimit me ritme të shpejta kudo nëpër Shqipëri. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi, shprehet se “janë 305 mijë krerë gjedhë, vaksinat e të cilëve janë siguruar falë mbështetjes së BE-së dhe do të kryhen falas tek të gjitha fermat blegtorale”.
Deri tani vaksinimi ka përfunduar në 45.1% të totalit të krerëve në shkallë vendi.
Ndërkohë që kryeson me përqindjen më të lartë të vaksinimit Shkodra me 51.8% dhe më pas vjen Vlora me 44.1% dhe në Tiranë janë vaksinuar 34,1% e totalit të gjedhit.