“PS do të vazhdojë të promovojë të drejtat dhe votën e emigrantëve”. Kështu u shpreh Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj teksa i dorëzoi çelësat e shtëpisë së re familjes Shabanaj në Baldushk e cila punon në emigracion. Veliaj i cili është dhe koordinator politik i PS bëri të ditur se mazhoranca është e gatshme që të pranojë propozimet e opozitës për votën e emigrantëve. Ai theksoi se PS nuk ka frikë nga vota, pasi në fund është puna ajo që shpërblehet. “Sot që shtëpia është bërë, është një arsye jo vetëm për t’u kthyer, por edhe për t’’ju thënë shokëve në emigracion, sa të jemi ne në krye të këtij vendi do vazhdojmë të promovojmë të drejtat e emigrantëve. E kemi ofruar një alternativë për votën e emigrantëve, KQZ po e shqyrton.
Ne jemi gati të pranojmë çdo gjë që thotë opozita. Nëse e duan me votim në ambasada, e bëjmë atje. Nëse e duam nëpër njësitë bashkiake, jemi gati ta pranojmë atë. Nëse e duan me postë e bëjmë me postë, nëse e duan me celular apo me internet, apo e-albania, me çfarë të duan ata. Edhe shokëve atje t’u themi që ne s’i kemi harruar premtimet. Na duhet që pala tjetër të bjerë dakord si të duan ata. Ne nuk kemi frikë nga votat. Njerëzit votojnë për atë që shohin, kush punon shpërblehet”, theksoi Veliaj.