Në Serbi ka nisur këtë mëngjes fushata e vaksinimit, duke u bërë vendi i parë në rajon. Kryeministrja Ana Bërnabiç ka marrë e para dozën e vaksinës. Kryetarja e qeverisë serbe u vaksinua para kamerave live, ashtu sikurse kishte premtuar.
Mediat serbe raportojnë se pas saj u vaksinua anëtarja e Shtabit të Krizave, Dr. Darija Kisić Tepavčević, njëherësh ministre në Qeverinë e Serbisë.
Pas tyre, vaksina u mor nga një anëtar i Shtabit të Krizave, Dr. Predrag Kon. Për Radio Televizionin Serb, Kisić Tepevačević tha se ishte krenare që Serbia arriti të sigurojë vaksinën ndër të parat në botë. Serbia e ka nisur vaksinimin me 4,875 doza që i kanë ardhur nga Pfizer teksa prite edhe ngarkesat e tjera.