Përbetimet e Lulzim Bashës në prag të zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit 2017, vijojnë të kujtohet gjithnjë. Një ndër premtimet më të bujshme të kreut të PD ka qënë refuzimi i çdo mundësie bashkëqeverisje me LSI, pasi sipas tij, është një parti klienteliste.

Basha deklaron se kjo parti, nuk ka asgjë të përbashkët me një parti normale, lëviz nga fryn era dhe ngjitet pas partive të mëdha vetëm për vende pune. Kreu i PD ka garantuar demokratët mbi tre vjet më parë se nuk do të ketë asnjëherë pazar me LSI-në.

Por tashmë, ndonëse Basha e Kryemadhi janë në dilemat e daljes me dy lista në zgjedhje, pasi nuk duan të kenë një listë unike koalicioni sipas kërkesës së Kodit të ri Zgjedhor, janë zotuar se do të qeverisin sëpashku pas 25 prillit të vitit të ardhshëm. Nëse fitojnë kuptohet! Edhe demokratët e kanë evidentuar faktin se premtimet e Bashës mbajnë pak. Ndiqni videon: