Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video ku duket puna e epidemiologëve në terren në gjurmimin e rasteve dhe bërjen e tamponit të pacientëve të dyshuar se mund të kenë COVID-19, pas simptomave të shfaqura në mënyrë që të shkëputet zinxhiri i transmetimit të virusit. Epidemiologët shprehet se rastet identifikohen nga mjeku i familjes, roli i të cilit ka ardhur gjithnjë duke iu forcuar në këtë pandemi, dhe më pas dërgohen grupet e epidemiologëve për të bërë testimin. Rama thekson se Shqipëria po forcon kapacitetet e testimit dhe se gjatë kësaj javë ka nisur edhe bërja e testeve të shpejta, ku janë marrë 100 mijë testet e para, ndërsa grupet e epidemiologëve punojnë me orare të zgjatura, 24 orë në të 7 ditët e javës.

“Me respektin për skuadrat e epidemiologëve ku që prej javës së parë kur pandemia u shfaq në vendin tonë, janë në terren, 24 orë në 7 ditë të javës, duke zgjeruar e thelluar hetimin epidemiologjik në të gjithë vendin për të siguruar testim në kohë dhe të sigurt për qytetarët shqiptarë. Shqipëria ndërkohë vijon të fuqizojë kapacitetet e testimit, ku krahas metodës me PCR, tashmë po aplikohen edhe testet e shpejta për COVID 19, për të shkëputur sa më shumë të jetë e mundur, zinxhirin e transmetimit të virusit, përmes gjurmimit dhe izolimit të rasteve pozitive. Punë të mbarë dhe faleminderit”, shkruan Rama.

Bluzat e bardha janë heronjtë e kësaj pandemie dhe shpresa e të gjithë popullit, por pavarësisht punës së tyre të palodhur duke vendosur jetën në rrezik dhe qëndruar larg familjes së tyre, duke se kjo nuk ka mjaftuar për opozitën duke i bërë shënjestër të tyre për sulme politike. Shpesh edhe duke përhapur panik me numrin e viktimave nga COVID ku pretendojnë se është më i lartë. Numri i rasteve të infektimit në vend është i lartë, ku vetëm gjatë 24 orëve të fundit u shënuan 802 raste të reja dhe 12 vik tima, dhe përtej masave anti-covid të marra nga qeveria duhet një ndërgjegjësim i lartë shoqëror në mënyrë që situata të mbahet në kontroll dhe më e rëndësishmja të ruajmë jetën tonë dhe familjarëve tanë.