Liverpool nuk ka shkuar më larg se një barazim 1-1 kundër WBA-së në javën e 15-të të Premier League.
Një rezultat befasues për skuadrën e Jurgen Klopp, që ka qenë në avantazh deri në tetë minuta para fundit pas goli të bukur të shënuar nga Mane në minutën e 12-të. Befasia për vendasit ka ardhur në minutën e 82-të, kur Ajayi ka kërcyer më shumë se të gjithë dhe ka dërguar topin në rrjetë me një goditje të saktë me kokë, duke fiksuar shifrat në 1-1.
Një barazim që është bërë i mundur edhe nga pritja e mrekullueshme e portierit Johnstone në minutën e 89-të ndaj Firmino-s.