Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka bërë të ditur se mbi 146 mijë qytetarë kanë kryer vaksinen ndaj Gripit. Nëpërmjet një postimi në Facebook Manastirliu shkruan se vaksinimi vijon nga veriu ne jug për të gjitha grupet e riskut.
“Kemi garantuar vaksinimin kundër gripit për gjyshet dhe gjyshërit, #falas, pranë qendrës së tyre shëndetësore, nga veriu në jug ✅ Deri tani janë kryer mbi 146,297 vaksina për grupet e rrezikuara ??⚕️ ????????? dhe vijon vaksinimi sipas kalendarit, për 368 mijë qytetarë do të vaksinohen #falas kundër gripit në mbarë vendin ✅
?? Kontakto mjekun e familjes për të bërë vaksinën kundër gripit. #RuajShëndetin”, shkruan Manastriliu.