Kryeministri Edi Rama inspektoi sot punimet në shkollën e re Ahmetaq në Vorë, e cila është hapur për nxënësit e mësuesit, pasi u rindërtua për shkak se u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit. Rama tha se me hapjen e kësaj shkolle tanimë do të evitohet mësimi ne 2 turne. ” Me këtë shkollë evitohet përfundimisht mësimi me 2 turne”, tha Rama. Rama motivoi edhe inspektorët që të vijojnë me rindërtimin e pallateve. “Tani forca me banesat dhe pallatet. Prishjet kanë fillu”, shtoi kryeministri.
Nga kjo shkollë do të përfitojnë 215 nxënës. “215 nxënës që do të përfitojnë. 8 klasa 3 laboratorë dhe një palestër. Vora është një nga bashkitë kryesore që përfiton nga rindërtimi i shkollave”, tha ministri Arben Ahmetaj i cili po shoqëronte kryeministrin në këtë inspektim.