Ish kreu i bashkise se Kamzes Xhelal Mziu në prag kandidimi për deputet ka shtruar një darkë me te ngrena dhe te pira. Nuk kishte si te mungonte ne kete eveniment te renderishem Edi Paloka, i njohur si dashamires dhe pijetar i nderuar. Bashke me te ka qene dhe Ivi Kaso.
Mziu përveçse ka financuar mbrëmjen, nuk ka ngurruar të hedhë dhjetëra foto në Facebook. Ata kane qene pa maska dhe gjendja e euforise nuk i ka ndalur qe te puthin dhe perqafojne pjesmarresit ne kete tavoline te mbushur me pije dhe te ngrena. Nderkohe qe nen avujt e alkolit ka deklaruar se do ta hedhin nokaut Edi Ramen me 25 prill dhe do bejne ‘nuse’ Lulzim Bashen.
Postimi i plote i Xhelal Mziut: Një darkë e jashtzakonshme festive por dhe falenderimi e motivuese me strukturën politike të Bashkisë Kamëz, aktivin e PD dega Kamëz dhe aktivin e PD dega Paskuqan, si një dhe të pandara. Nostalgji e jashtzakonshme në 15 vite progres, konkuruese me çdo degë PD të Shqipërisë për mbajtjen e vendit të parë në 8 palë zgjedhje, konkuruese me çdo Bashki tjetër të Shqipërisë për ndërtimin e një qyteti të ri nga fillimi, për investimet, shërbimet dhe klasifikimin si Bashki lideri në 12 vite në rang vendi.
Falenderim e mirënjohje të thellë për strukturën politike dhe administrative! Kamza, akademia politike e PD, promotori kryesor i zhvillimit urban dhe krye orteku i fitores plebishitare mbarëkombëtare të PD në rang vendi! Më 25 prill Kamza dhe Paskuqani të parët që do ta hedhin NOKAUT rilindjen kriminale për të mos u ngritur më, dhe për të sjellë shpresën, punësimin, mirëqenien, zhvillimin dhe integrimin Evropian me në krye Lulzim Basha.