Yuri Kim, Ambasadorja e SHBA në Tiranë, uroi sot 1 vjetorin e krijimt të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Kri mit të Organizuar-SPAK Përmes një postimi në rrjetet sociale Kim shkruan se kryeprokuroi Arben Kraja konfirmoi vendosmërinë e SPAK për t’i dhënë fund mosndëshkimit të kriminelëve në Shqipëri.

Ambasadorja shprehet serish se SHBA do të mbështesë fuqimisht SPAK-un për të arritur rezultate te dukshme në vitin 2021.

“Në 1 vjetorin e SPAK, Kryeprokurori Kraja Arben iu përgjigj pyetjeve se si do të funksionojë SPAK. Më e rëndësishmja, ai konfirmoi vendosmërinë e SPAK për t’i dhënë fund mosndëshkimit të kriminelëve në Shqipëri. SHBA do të mbështesë fuqimisht SPAK për të arritur rezultate në 2021,” shkruan Kim në postimin e saj.