Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev ka vizituar sot Pustecin, ku dhuroi mjete dhe libra për fëmijët atje. Nga Pusteci, Zaev foli dhe për negociatat që i cilësoi një zhgënjim nga BE, pasi siç tha, si Shqipëria ashtu dhe Maqedonia e Veriut i meritonin negociatat.
“Shqipja është gjuhë e dytë zyrtare në Maqedoni, sollëm libra që tu vijmë në ndihmë të fëmijëve. Kemi rrugë të përbashkëta drejt BE. Morëm një zhgënjim nga BE, ne i meritonim negociatat”, tha ai. Ndërsa referuar marrëdhënieve me Bullgarinë, Zaev tha: Marrëveshja me Bullgarinë po ecën mirë , po punojmë që të zgjidhim problemet që na pengojnë.