Prej disa kohësh po qarkullon lajmi se Tuna Sejdi dhe Patris Berisha nuk janë më bashkë. Shkak u bë fakti se këngëtarja hoqi nga Instagrami i djalit të saj mbiemrin e partnerit, duke e ndryshuar në Tian Sejdi. Për më tepër, ajo e fshiu atë edhe nga lista e personave që i vogli ndjek në këtë rrjet social. Para pak ditësh, është bërë e ditur se Tuna ka ndryshuar destinacion gjithashtu.
Ajo ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara dhe në rrjete sociale ka ndarë me ndjekësit foto nga Miami. “Prive” ka zbuluar së fundmi arsyen pse këngëtarja shkoi në Amerikë direkt pas “ndarjes” nga bashkëshorti. Raportohet se Tuna është larguar për arsye personale dhe profesionale, pasi është në kontakt me producentë të njohur, si ish të dashurin e Cardi B, për realizimin e disa këngëve.