Një audio ekskluzive e Maradona-s është transmetuar në emisionin e njohur italian, ‘Pomeriggio 5’. Në këtë audio dëgjohet Maradona, i cili flet i zemëruar, pasi motrat e tij nuk ishin ftuar në dasmën e vajzës së madhe, Dalma.

“Unë nuk do të shkoj në atë dasmë dhe nuk do t’u lë asnjë trashëgimi vajzave të mia. Do të jap gjithçka për bamirësi. Ato duhet të turpërohen për këtë gjë. Motrat e mia, që i ushqenin vajzat kur ato ishin të vogla, nuk e meritojnë këtë”.

Kjo është regjistruar gjatë një diskutimi që Maradona bënte me avokatin e tij. Korrespondenti i programit Mediaset, Vito Paglia, ka zbuluar gjithashtu një aspekt të ri të historisë.

“Matias Morla, avokati i Diego Armando Maradona-s, në shkurt të vitit 2021, do të duhet të gjykohet për dy kr ime: shpifje dhe fyerje. Kauza mbështetet nga Dalma Maradona, Jannina Maradona dhe Claudia Villafane ”, -shpjegoi gazetari i d’Urso.