Tani është zyrtare. Maicon do të kthehet të luajë në Itali në fillimin e vitit të ri. Mbrojtësi brazilian i krahut, protagonist i triumfeve të fundit të Inter-it, është punësuar nga Sona, skuadër që luan në Serinë D.
Maicon, 39 vjeç sot, do të transferoihet në Itali nga Villa Nova dhe do të jetë në dispozicion të skuadrës nga janari. Një nga mbrojtësit e krahut më të fortë të të gjitha kohërave, ka qenë mesazhi i klubit të ri të brazilianit.